Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Greqi.

Një shqiptar ka lënduar me mjete të mprehta nënën e tij. Gjithçka ka ndodhur në banesën e tyre në Lamia.

Mësohet se shqiptari, 44 vjeç ka qenë në gjendje të dehur. Fillimisht ai e ka keqtrajtuar nënën, më pas e ka lënduar me mjete të mprehta.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë. Shqiptar gjithashtu i ka drejtuar mjetet e mprehta policisë.

Tashmë ai ndodhet prapa hekurave. Nëna e tij ndërkohë është jashtë rrezikut për jetën.

Flash Lajme

Më të lexuarat