Ditën e djeshme një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një mjet i përmasave të mëdha me 9 turistë polak është përplasur me bordurën. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Bizë të Ishmit rreth orës 18:00, ku fuoristrada me të cilën udhëtonin ka rënë rreth 30 metra në greminë.

Turistët e lënduar shoqëruan për në spital, mësohet se kanë marrë fraktura dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja nuk është bërë publike nga ana e policisë. E pyetur më tepër rreth ngjarjes, policia ka konfirmuar ngjarjen e djeshme duke u shprehur se ajo nuk është bërë publike për shkak se nuk ka patur lëndime serioze, por vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e ndriçimit të rrugës dhe mosnjohja e terrenit nga ana e turistëve polak. Po ashtu, mësohet se ngjarja ka ndodhur dje në momentin kur turistët po ktheheshin nga Gjiri Lalëzit.

Flash Lajme

Më të lexuarat