Pas anktheve të provimeve, maturanët tani do të presin se cilën degë nga 10 të përzgjedhurat do të kapin për në Universitet. Është mbyllur procesi i aplikimit te maturantëve për në shkolla të larta me përjashtim të atyre që kanë provime në vjeshtë.

Rreth 24 mijë maturantë kane shprehur interes për të frekuentuar arsimin e lartë në vendin tonë. “Aplikimet kanë mbaruar. Kanë pasur një periudhë 6 ditore që ka qenë në dispozicion të maturantëve për të aplikuar. Ka qenë një numër i mirë maturantësh që kanë shprehur dëshirën për të aplikuar në Universitet, rreth 24 mijë të tillë. Nga të cilët 96 % e tyre plotësuan formularin A2 dhe janë pjesë e procesit”, tha Arjan Xhelaj drejtor i RASH.

Rrjeti Akademik Shqiptar nis tanimë përpunimin e të dhënave të maturantëve. “Më 25 Gusht do të fillojë shkarkimi i të gjitha të dhënave të studentëve nga Universitetet provate dhe publike që nuk kanë pasur konkurse. Universitete do të kenë kohë 6 ditë për të përpunuar të dhënat dhe për të nxjerrë renditjen. Me përfundimin e procesit të llogaritjes së rezultateve dhe nxjerrjes së renditjes përfundimtare për çdo program studimi, ringarkohen në sistem dhe të dhënat do të jenë publike më 1 shtator”, tha Arjan Xhelaj drejtor i RASH.

Rezultate e maturantëve do të shpallen në datë 1 shtator dhe në datën 2 nis regjistrimi i tyre sipas degëve që kanë fituar. “Vetëm nëpëmrjet Id-s, maturanti mund të futet në sistem do të shikojë ku ka fituar”, sqaroi Arjan Xhelaj drejtor i RASH. Ndërsa maturantët që duan të studiojnë në arkitekturë, arte apo sporte duhet të tregojnë vëmendje për t’u njohur me datat e konkurseve.

Flash Lajme

Më të lexuarat