Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës, ku një person është qëlluar me armë zjarri.

I plagosuri rëndë është nisur menjëherë në drejtim të spitalit të Vlorës me makinë private, por nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve të marra, duke ndërruar jetë rrugës.

Mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Nikola Ikonomi, 47 vjeç (ose siç njihej ndryshe nga bashkëfshatarët Laver Tozaj) dhe se ai u gjet nga kalimtarët në afërsi të shkollës së Selenicës me tre plumba në trup.

Pak më parë Policia e Shtetit sqaroi se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por se grupi hetimor është nisur në drejtim të vendngjarjes për zbardhjen e detajeve të mëtejshme.

21.15-Plagosje me armë zjarri në Vlorë

Një person është plagosur me armë zjarri në Selenicë të Vlorës. Nga informacionet paraprake mësohet se ka mbetur i plagosur shtetasi me inicialet D.T, 50 vjeç, i cili është nisur me makinë private në drejtim të Spitalit të Vlorës.

Mësohet se 50-vjeçari ka marrë 3 plumba në trup, por ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja por policia është nisur në drejtim të vendngjarjes për zbardhjen e mëtejshme të detajeve.

“Në sallën operative të DVP Vlorë, urgjenca e spitalit ka njoftuar se një person D.T, rreth 50 vjec   nga Selenica dyshohet i plagosur a vetëplagosur me arme zjarri pistoletë, (kjo ende e paqarte,)  dhe  po transportohet me makine private drejt spitalit. Urgjenca ka nisur autoambulancën me ekipin mjekësorë dhe akoma s’ka mbërritur në spital.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes”-njofton Policia e Shtetit.

Flash Lajme

Më të lexuarat