Është zbardhur identiteti i të riut që u gjet mëngjesin e sotëm i vrarë në një kanal në fshatin Sulaj të Fierit. Mësohet se viktima është 23-vjeçari, Florian Selimi, nga Tropoja, por që prej vitesh jetonte në Fier.

Selimi u gjet mëngjesin e sotëm, rreth orës 7.00, i pajetë në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” dhe trupi i tij ishte hedhur në një kanal. Shumë pranë kanalit, ku u gjet trupi i 23-vjeçari, ndodhej edhe një makinë e braktisur tip “Renault”,  me targa AA641EN, me një gomë të hequr dhe kofano të hapur.

Ende nuk ka asnjë pistë apo informacion në lidhje me rrethanat apo atutorin/ët e kësaj ngjare por Policia e Fierit tha se i riu mund të jetë vrarë me thikë gjatë një konflikti.

Ndërsa burimet nga Policia e Fierit, bëjnë të ditur se viktima në vitin 2015 është regjistruar në skedarët e policisë fierake si i dyshuar për vjedhje të një automjeti.

Gjithashtu mësohet se është bërë shoqërimi në polici i disa personave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e detajeve të mëtejshme të ngjarjes së rëndë.

07.53-E rëndë në Fier, gjendet në kanal i masakruar me thikë një 23-vjeçar (Emri-Foto)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fier, ku në një kanal është gjetur një i ri, i masakruar me thikë.

Nga informacioni paraprak mësohet se sot rreth orës 7.00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, është gjetur pa shenja jete shtetasi Florian Selimi, 23 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.

Mendohet se që drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga makina dhe ekzekutuar në kanal pranë rrugës.

Gjithashtu pranë kanalit është gjetur një makinë e braktisur tip “Renault”,  me targa AA641EN, me një gomë të hequr dhe kofano të hapur.

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur  pa shenja jete shtetasi F.S, 23 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Flash Lajme

Më të lexuarat