Paraditen e sotme u ekzekutua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, Armando Gjini ose Tonin Gjini, 48 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të qytetit të Rrëshenit, në rrethana ende të paqarta dhe autorët mundën të largoheshin menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Por kush ishte Armando ose Tonin Gjini?

48-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai rezulton person me precedentë të mëparshëm penal, madje ai ndryshe njihet si një nga “ushtarët” e Met Kananit (ky i fundit u arrestua në Turqi dhe akuzohet për trafik ndërkombëtar droge).

Armando ose Tonin Gjinit ju bë një atentat me tritol rreth tre muaj më parë, por ai arriti t’i shpëtoj shpërthimit.

Kujtojmë se në muajin maj, Gjinit i ishte vendosur një sasi eksplozivi në automjetin e tij tip “Benz”, ndërsa lënda shpërthyese plasi në momentin që automjeti ishte i parkuar dhe 48-vjeçari kishte zbritur.

Veç Toninit në rrezik u vunë edhe fëmijët e tij, të cilët ishin në shoqërinë e të atit, pasi ky i fundit po i shoqëronte për në shkollë, por asokohe ngjarja pati vetëm dëme materiale dhe asnjë nuk u lëndua.

Ndërsa Armando ose Tonin Gjini u arrestua në maj të 2018 gjatë operacionit të Policisë së Shtetit të koduar “Preçizioni” së bashku me 17 persona të tjerë. Ai ishte pjesë e bandës së Met Kananit që trafikonte drogë në disa vende të botës. Kreu i këtij grupi, Met Kanani u arrestua në Turqi me një sasi të madhe hashashi. Ndërkohë, Armando Gjini ishte një prej ushtarëve të Met Kananit në trafikun ndërkombëtar të drogës. Mësohet se Armando alias Tonin Gjini qëndroi në qeli vetëm 25 ditë nga momenti i arrestimit si anëtar i organizatës kriminale. Më pas, ai është lënë i lirë në rrethana të paqarta.

Uniformat blu po vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve të krimit të rëndë të ndodhur pak orë më parë një Rrëshen.

Mirditë/ Informacion paraprak

Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në  Rrëshen.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli  si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All