Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, ka qenë e pranishme sot në protestën e radhës së banorëve të Unazës së Re. Sipas saj shumë shpejtë do të marrë fund “pushteti i individëve që kanë bërë çfarë kanë dashur”.

“LSI është parti që e mban fjalën. Kemi premtuar mbështetje banorëve të unazës së re dhe të gjithë atyre që i janë bashkuar rezistencës ndaj shtetit privat të Edi Ramës dhe do të jemi bashkë në këtë sfidë për Shqipërine Europiane. Do të marrë fund pushteti i individëve që kanë bërë me këtë vend çfarë kanë dashur. Ditë pas ditë, një epoke e re po vjen”, deklaroi Kërpaçi.

Flash Lajme

Më të lexuarat