Dy turistet, të cilat kishin humbur në rajonin e Alpeve Shqiptare, janë lokalizuar në majën e Jezercës dhe dje pasdite janë kthyer në Vithaj.

Lajmin për humbjen e tyre e lajmëroi Admir Laliq, drejtor i Parqeve Kombëtare në Mal të Zi, në llogarinë e tij private në Facebook.

Dy turistet, duket se kanë zgjedhur të eksplorojnë natyrën e jashtëzakonshme të alpeve, por ashtu sic ka ndodhur edhe më parë, mungesa e informacioneve apo infrastrukturës turistike në rajon, mund të ketë çuar në humbjen e kontakteve.

Fatmirësisht tani më ato u gjetën dhe janë mirë.

Flash Lajme

Më të lexuarat