Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë banorët e Thethit, të cilët qëndrojnë gjatë gjithë dimrit të bllokuar, për shkak të rrugës skandaloze.

Lidhur me këtë, kryeministri njofton se do të nisë javën e ardhshme rindërtimi i Rrugës së Thethit.

Kreu i qeverisë publikon videon e projektit në “Facebook”, ndërsa shton se do jetë një transformim në funksion të zhvillimit të integruar të Qarkut Shkodër.

“JAVEN E ARDHSHME… nis rindërtimi i Rrugës së Thethit, një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës së magjishme turistike dhe në funksion të zhvillimit të integruar të qarkut të Shkodrës. #ShqipëriaqëDuam☀️??”, shkruan Rama.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All