“Arrest me burg” është masa e sigurisë së dhënë sot për 4 nga nga 6 të arrestuarit për dhënien e kredive fiktive në fondin Besa.

 Në burg u la Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari dhe Orkida Driza, ndërsa në arrest shtëpie, Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso.

Për këtë të fundit u vendos kjo masë sigurie për shkak se është nënë e një fëmije të vogël.

Organi i akuzës bën me dije se Albana Imami, në bashkëpunim me sekserë dhe oficerë kredie, jepnin kredi fiktive, shumat e të cilave i përvetësonin vetë.

Në seancë drejtoresha e filialit Albana Imami pranoi dhënien e këtyre kredive, por tha se nuk ka qenë e vetëdijshme dhe ka qenë në delir. Oficerët e kredisë pranuan gjithashtu firmosjen e një numri të kredive, me pretendimin që këtë e kishin bërë me kërkesë të drejtoreshës Imami.

Ndërsa e akuzuara si sekserë Orkida Driza tha se është përdorur dhe për kredi aty ka çuar edhe fëmijët e saj.

“Jam e gatshme të bashkëpunoj, më kanë përdorur, unë kam çuar edhe fëmijët e mi aty”, u shpreh ajo.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All