Shoqata Biznesi për Biznesin (BpB) dhe Drejtoria Vendore e Policisë në Kukës (DVP Kukës), nënshkruan sot një deklaratë partneriteti nisur nga mirëkuptimi i treguar prej drejtuesve të policisë për disa shqetësime të adresuara nga ana e bizneseve, me qëllim institucionalizimin e mirëkuptimit në interes të komunitetit dhe në përputhje me aktet ligjore.

Sipas njoftimit për shtyp të Shoqatës së BpB, kjo e fundit do të vijojë të tregojë ndjeshmëri për nevojat që ka Drejtoria Vendore e Policisë Kukës për përmirësimin e infrastrukturës së saj në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë në komunitet si dhe do të ndikojë pozitivisht tek bizneset që të rrisin masat e sigurisë në bizneset e tyre, konform Ligjit nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”.

Gjithashtu shoqata BpB angazhohet për sjellje korrekte dhe kërkon të njëjtën gjë nga ana e policisë. Referuar bashkëpunimit të deritanishëm për realizimin e ndërtimit të muzeut të policisë dhe sistemit të monitorimit me kamera të qytetit të Kukësit, si dhe mirëkuptimit të treguar nga policia, në zbatim të Kodit Rrugor, neni 155, shprehim dëshirën e mirë për të vijuar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Drejtoria e Vendore e Policisë Kukës nga ana e saj nënvizon vlerësimin pozitiv për bizneset në Kukës dhe do të angazhohet për tu gjendur pranë në çdo rast të adresimit të kërkesave për një mjedis të sigurtë të punës së tyre duke garantuar se siguria e komunitetit në tërësi dhe mbarëvajtja e aktivitetit ekonomik të bizneseve në aspektin e rendit publik përbën prioritetin e punës së policisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All