Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përkujtuar 109-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës.

Në një mesazh në “Facebook”, Veliaj rendit punën e bërë në këto vite në nder të figurës së ndritur të Nënë Terezës, ndërsa zbulon edhe projektin e vitit 2020.

Sipas kryebashkiakut, më 2020 do të kthehet në pedonale sheshi “Nënë Tereza”.

“109 vite nga lindja e Nënë Terezës, Shenjtores së madhe shqiptare!??? Në 2018 – hapëm Mensën Sociale “Nënë Tereza”. Në 2019, nisëm ndërtimin e shkollës “Nënë Tereza”. Në 2020, kthejmë në pedonale sheshin “Nënë Tereza”. Shqipëria ka ndryshuar shumë, por misioni ka mbetur i njëjtë, gjithmonë pranë atyre që janë në nevojë”, shkruan Veliaj.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All