Policia e Durrësit ka arrestuar një 32-vjeçare nga Tirana e cila dyshohet se hynte në banesat e pushuesve dhe i merrte sende me vlerë.

Në pranga ka përfunduar shtetasja G.L.

Nga veprimet hetimore të kryera  nga policia dyshohet se shtetasja e mësipërme është autore e 2 vjedhjeve dhe e 2 rasteve të tjera të tentativës për vjedhje.

Konkretisht:

• Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases M.B. dhe ka marrë një çantë, në të cilën kishte dokumente personale dhe vlera monetare.

• Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.D.

• Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetasit L. A., banues në Kosovë dhe i ka marrë çantën e dorës.

• Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetases L. B. dhe ka tentuar të marrë çelësat e banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Flash Lajme

Më të lexuarat