Aktori i mirënjohur Kastriot Çaushi, njëherazi pedagog dhe rektor në Universitetin e Arteve ka komentuar çështjen e Teatrin Kombëtar. Çaushi thotë se ndërsa e vjetër është amortizuar dhe se duhet patjetër një ndërtesë e re.

Kryeministri Edi Rama citon deklaratën e tij për teatrin teksa e konsideron një emër që nuk ka nevojë për prezantim.

”Aktori i mirënjohur, pedagogu dhe rektori i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi, kontributi i të cilit për skenën shqiptare s’ka nevojë për prezantim, njësoj si shumica dërrmuese e aktorëve të skenës, mbështet shembjen e karakatinës ekzistuese dhe ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar”.

KASTRIOT ÇAUSHI:

”Duhet të kesh kujdes kur kalon nga një anë e skenës në tjetrën se mos i bie murit me kokë. Teatri aktual është i amortizuar, ku spektatori i rregullt ka ftohtë në dimër, vapë në verë, ndaj dua patjetër një ndërtesë të re për qytetin tim, për vendin tim. Në qoftë se ky financim e bën një teatër të ri modern, le të bëhet”, shkruhet në deklaratën e Çaushit.

Flash Lajme

Më të lexuarat