Instititi i statistikave, raporton se vlera e lejeve të ndërtimit që janë miratuar nga bashkitë në gjysmën e parë të vitit u rrit me dy herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, nëse në periudhën janar qershor të vitit 2018, vlera e lejeve të miratuara për ndërtime ishte 177 milionë euro, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti shifra kërceu në 335 milionë euro.

Prej tre vitesh sektori i ndërtimit po përjeton një ekspansion të fortë. Çfarë po ndërtohet më shumë. Të dhënat e detajuara nga Instat tregojnë se pjesa dërrmuese e investimeve në ndërtim po shkojnë për pallate për banim dhe ndërtesa për qëllime tregtare si hotele, zyra dhe ambiente biznesi.

Për gjysmën e parë të vitit u miratuan lejet për 147 milionë euro investime në ndërtim pallatesh për banim dhe po kaq për ndërtesa tregtare. Ndërsa vlera e lejeve të miratuara për punime inxhinierike, pra rrugë ujësjellësa apo linja telekomunikacioni ishte 41 milionë euro.

Flash Lajme

Më të lexuarat