Pas konfliktit me armë zjarri në ambientet e spitalit të Fierit, mjekët kanë dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme të cilët kanë folur rreth gjendjes së të plagosurve.

Para kamerave kanë dalë, nëndrejtori teknik Ramadan Çepele dhe mjeku Kliton Gjerazi, kanë deklaruar se në spital kanë mbërritur 5 persona, nga ku 2 janë në reanimacion ndërsa tre të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

“Për të dhënë informacion më të detajuar për ngjarjen e mbrëmshme. Në Spitalin e Fierit kemi pesë persona, dy janë në reanimacion dhe tre të tjerët në pavion, jashtë rrezikut të gjithë”, ka deklaruar nëndrejtori Teknik, Çepele.

“Njëri ka bërë operacion, kishte një plagë në bark, por që u ndërhyrë menjëherë nga mjekët kirurg. Dhe një tjetër kishte po një plagë shpuese, por që nuk ishin prekur organet. Personi i plagosur me armë zjarri kishte dy plagë, në dorë dhe në shpatull, pa qenë plumbi brenda. Dy personat e tjerë të goditur, të rrahur, me trauma sipërfaqësore, por nuk rezultojnë me rrezik.

Nuk kemi njoftim për persona të tjerë të ardhur në spital nga kjo ngjarje. Ne kemi reaguar menjëherë me eko, skaner, analiza gjaku. Mjekët kanë qenë prezentë, katër kirurgë, mjeku i gjakut erdhi nga shtëpia. Nuk ka pasur probleme të rrezikohet jeta e tyre për shkak të mungesës së shërbimit. Sa i përket rendit, ai duhet diskutuar, sepse është e shëmtuar që në spitalet tona ndodhin akoma ngjarje të tilla. Nuk kemi çfarë të themi”, është shprehur mjeku Gjerazi.

Lidhur me ngjarjen policia njoftoi pak minuta më parë se ka arrestuar 5 persona, përfshirë edhe autorin që rrëmbeu armën e efekivit dhe qëlloi në spital.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All