Kjo grua peshon mbi 260 kilogramë dhe është vetëm 37-vjeçe. Blerina Rapushi banon në Vlorë dhe thotë se këtë gjendje e ka arritur pasi ka përdorur me rekomandim kortizon dhe ilaçe të tjera të forta qetësuese për një kohë të gjatë dhe në dozë të lartë pas një aksidenti të rëndë në vitin 2016.

“Kisha trup normal. Nga ilaçet dhe dozat e tepërta, nga antibiotikët, kurimet që më bombarduan për aksidentin vazhdoi kjo dramë”. Prej tre vitesh ajo dergjet në shtrat nga ku nuk mundet të lëvizë dhe prej aty kryen çdo nevojë jetësore. “Quhet sëmundje elefandie, ndryshe obezitet i madh. Më thonë që do mjekim por këtu nuk bëhet gjë, do specializim në Tiranë ose jashtë vendit”.

Mjekët i kanë dhënë shpresë se gjendja e saj mund të përmirësohet. Blerina Rapushi dhe familjarët e saj nuk kanë mundësinë ekonomike, ndaj me lot në sy kërkon ndihmë. “Nuk kërkoj mëshirë për bukë. Kërkoj ndihmë shëndetësore. Të bëhem edhe unë njeri. Të paktën të ngrihem në këmbë”. Kush ka mundësi ta ndihmojë të kontaktojë në numrin e telefonit:

069 78 46 563 -Blerina Luftar Rapushi
IBAN- Al26 2152 6059 All1 0000 1111 0600

Flash Lajme

Më të lexuarat