Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka mbledhur pasditen e sotme aleatët e tij opozitarë.

Mbledhja po zhvillohet në selinë e PD, ku do të diskutohet aksioni opozitar.

Në selinë blu për të dytën ditë radhazi ka mbërritur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Takimi i Bashës me aleatët vjen pak orë pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për 30 qershorin dhe një ditë pas takimit me  zyrtarin e DASH, David Kostelancik.

Basha dhe aleatët kanë paralajmëruar se shtatori do të jetë muaji, kur opozita do ti rikthehet protestave.

Ajo kërkon zgjedhje të lira dhe me standarde, por pa Ramën kryeministër.

Flash Lajme

Më të lexuarat