Policia e Tiranës ka bërë të ditur se është bërë i mundur arrestimi i një shtetasi të shpallur ën kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, ku rezulton i dënuar me 8 vite burg.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Ilmi Demiraj, 42 vjeç.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lucca Itali e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Tiranë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Kapet një 42-vjeçar shqiptar i dënuar nga drejtësia italiane me 8 vite burg për “Vjedhje me dhunë”.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP.Tiranë në bashkëpunim me  Specialistët e  Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore, në rrugën “Teodor Keko”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi shtetasin:

– Ilmi Demiraj,  42 vjeç,  lindur në Krujë dhe banues Tiranë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lucca Itali e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po  vijojnë punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All