Ushqimet e blera pranë ambulantëve që tregojnë në kushte të pasigurta shpesh herë janë bërë shkak për helmimin e nxënësve në Shkollat e Durrësit. Ndaj bashkia duke iu përgjigjur shqetësimit të prindërve ka vendosur të largojë 70 kioskat e ngritura pranë institucioneve arsimore.

Kioskat pranë Shkollave në Durrës shpesh herë kanë qenë burim helmimi, për shkak se tregtojnë ushqime të pasigurta dhe në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare për fëmijët.

Ndaj Bashkia në përgjigje të shqetësimit të prindërve e mësuesve ka vendosur të heqë të gjitha kioskat pranë Institucioneve arsimore.

Ardian Halili, Kryeinspektor IMT, Durrës: Ka pasur shqetësime për shitës ambulantë për kioska që shisnin produkte jashtë kushteve higjieno-sanitare dhe pa leje nga bashkia. 

Aksioni i Policisë Bashkiake dhe IKMT të mbështetur nga Policia e Shtetit nisi këtë të premte nga zona e stadiumit, ku për shkak se ndodhen katër shkolla numri i tyre është më i lartë.

Në total në të gjithë territorin e bashkisë janë evidentuar 70 kioska që pritet të largohen para të hënës kur nis viti i ri shkollor.

Vasil Çopa, Drejtor Policia bashkiake, Durrës: Në qytetin e Durrësit janë 17 kioska, por aksioni do të vazhdojë edhe në fshatra, njoftimet tashmë janë bërë. Ju siguroj se asnjë trotuar nuk do jetë i bllokuar.

Aksioni pritet të vijojnë me parkimet e paligjshme dhe çlirimin e hapësirave publike në qytetin bregdetar.

/Ora News

Flash Lajme

Më të lexuarat