Ditën e djeshme, dy persona janë arrestuar në banesën e tyre, në qytetin e Vlorës. Mësohet se shtetasit me iniciale A.M., 66 vjeçe dhe J.N., 39 vjeç, janë arrestuar pasi fshehën një fëmijë të mitur nga nëna e tij shtetases E.N.

, 36 vjeç.

Ndërkohë, Policia po kryen veprimet procedurale ndaj tyre për veprën penale ‘Marrja e padrejtë e fëmijës, e kryer në bashkëpunim’.

Njoftimi i Policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A.N., 66 vjeçe dhe J.N., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi ditën e djeshme, në banesën e tyre në lagjen Kushtrimi  Vlorë kanë shkuar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Vlorë për të bërë ekzekutimin e vendimin të gjykatës për kalimin e fëmijës së mitur nënës së saj shtetases E.N., 37 vjeçe, por shtetasit e mësipërm kanë fshehur fëmijën me qëllim mosdorëzimin prindit tjetër.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e shtetasve A.N dhe J.N për veprën penale; Marrja e padrejtë e fëmijës, e kryer në bashkëpunim; duke ia referuar rastin Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Flash Lajme

Më të lexuarat