Një 37-vjeçar përfundoi në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet për plagosjen me thikë të një bashkëmoshatari.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasin O.

H., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Ali Baushi” pas një konflikti për motive të dobëta ky shtetas ka goditur me mjet prerës në trup shtetasin S. K., 37 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit O. H.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All