“Kushtet janë rënduar, situata është më dramatike se një vit më parë, akoma më shumë se 6 vite më parë”, thotë ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, duke iu referuar situatës në arsim.

Sipas tij, duke iu përgjigjur edhe inaugurimeve të fundit të kryeministrit në këtë fushë “ndërhyrjet në godinat shtetërore janë minimale, propaganda vazhdon të thotë se ndërton 17 shkolla të reja në vit”, ndërkohë që mësuesit kacafyten me njëri-tjetrin për vendin e punës”.

Për sa i përket fenomenit të emërimeve të militantëve Boçi thotë që ekzekutivi kishte “6 vite kohë të vendoste ato parime që do të shmangnin ndërhyrjet politike. Thelbi i drejtimi të institucionit arsimor është drejtuesi, ndërkohë që ai është thjesht figurë politike”.

Diçka e tillë, akuzon mazhoranca, ndodhte edhe gjatë qeverisë demokrate. Për këtë ish-deputeti i PD thotë se “situata nuk është bardhezi, dhe presionet politike ekzistojnë në çdo ambient pune, por janë parimet, rregullat dhe ndërhyrjet e drejtuesve që duhet të kryejnë një përzgjedhje reale tek ato që konkurrojnë. Në kohen e PD-së, te paktën ana profesionale prevalonte nga bindjet politike”.

Flash Lajme

Më të lexuarat