Komisioni Hetimor i ngritur me qëllim shkarkimin e presidentit, miratoi me 7 vota pro e dy kundër, kërkesën për zjgatjen me dy muaj të punimeve.

Kjo kërkesë tashmë do t’i kalojë kuvendit, për miratim në seancën e datës 3 tetor.

  Kujtojmë që më 12 tetor pritet të publikohet raporti final i Komisionit të Venecias mbi këtë çështje.

(10:48) Debate, Alimadhi: Komisioni s’duhet të ekzistojë

Po shoqërohet me debate mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi ka deklaruar se komisioni në fjalë s’duhet të ekzistojë, se[se s’ka elementët e duhur për të ndjekur procedurë hetimi ndaj kreut të shtetit.

Ai theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje nga ana e presidentit që prek interesat e shqiptarëve.

“Unë gjykoj se ky komision nuk duhet të ekzistojë sepse nuk ka elementët e duhur për të ndjekur një procedurë ndaj hetimit të presidentit sepse nuk kemi shkelje të rëndë. Pra jo për ta shtyrë afatin, por nuk kemi një shkelje të rëndë që fajëson presidentin sepse presidenti nuk ka bërë ndonjë marrëveshje që prek interesat e këtij vendi, apo prek interesat e shqiptarëve”- tha Alimadhi.

Kryetari i Komisionit Ulsi Manja kërkoi që afati i punimeve të shtyhet me dy muaj, çka është quajtur e paarsyeshme nga opozita.

Flash Lajme

Më të lexuarat