Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar për ftesën publike të kryeministrit Edi Rama për opozitën jo parlamentare. Në ”News 24”, ajo tha se kreu i qeverisë është kujtuar vonë për të shtrirë dorën ndaj opozitës, ndërsa theksoi se diskutimi duhet të shkojë përtej reformës zgjedhore, pasi tha ajo krizë që ka përfshirë vendin është shumë e thellë.

“Kur ofrojmë zgjidhje të krizave nuk është e nevojshmë të hyhet në marrëdhëniet mes palëve, pse opozita ka lënë mandatet. Duhet një ftesë për dialog i sinqertë. Letrat për Bashën më herët, mbanin sa mllef aq edhe lojë politike dhe një tallje brenda. Rama është kujtuar shumë vonë për të shtrirë dorën, ne e kishim një hapësire dialogu që e mundësoi presidenti. Kryeministri zgjodhi të mandatojë kryebashkiakët, të kapte edhe pushtetin lokal. Qytetarët të paktën do të duhet të zgjidhnin dhe nuk patën mundësi ta bënin. Disa mund të thonë për faj të opozitës që nuk u regjistruan në zgjedhje, po ishte edhe një arrogancë e maxhorancës. Oozita është gjithnjë e gatshme për tryezë dialogu, do duhet të shohim edhe ftesën, cfarë ofron cili do të jetë diskutimi. Kemi qenë gjithnjë të hapur për reformat në vend. Kriza në Shqipëri është shumë e thellë nuk zgjidhet vetëm me tryeza të tilla. Është shumë e thellë, shkon përtej një reforme zgjedhore”.

Flash Lajme

Më të lexuarat