Një tjetër lëkundje është ndjerë në vendin tonë dhe prapë epiqendrën e kishte në Durrës.

Kjo lëkundje ishte me magnitutë 3.2 ballë. Tërmeti ka krijuar panik tek qytetarët ku ato kanë vendosur të qëndrojnë jashtë shtëpive.

Të paktën edhe tre lëkundje te tjera të fuqishme janë regjistruar gjatë ditës së sotme, ku më i fuqishëm u regjistrua rreth orës 16.04 i cili ishte me magnitudë 5.8 ballë i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë. Epiqendra e tij ishte 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit.

IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.

Lëkundjet kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe deri më tani janë raportuar për të paktën 68 persona të lënduar.

Flash Lajme

Më të lexuarat