Komisioneri Publik nuk ankimon vendimin për Olsian Çelën, një nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

Njoftimi i Komisionerit Publik:

“Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr.

84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 185, datë 23.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Olsian Çela, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”

Në këtë mënyrë Çela do të vijojë garën për Prokuror të Përgjithshëm.

Flash Lajme

Më të lexuarat