Reshjet intensive të natës së kaluar krijuan një situatë emergjence në disa zona të Shqipërisë. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bën të ditur se Forcat e Armatosura ndodhet në terren dhe po nxjerrin ujin nga banesat dhe bizneset sidomos në zonën e Valias në Kamëz.
Postimi i plotë
Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë zbarkuar në terren për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga reshjet e mbrëmjes së djeshme. Trupat dhe mjetet e specializuara të Batalionit të Mbështetjes Rajonale po nxjerrin ujin nga banesat dhe bizneset në Valias të Kamzës, ndërkohë që qindra trupa janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast.