“Situata pas tërmeteve është papërgjegjshmëri nga qeveria dhe nuk japin zgjidhje. Kjo është qeveri e propagandës. Rama duhet të shpallte gjendjen e emergjencës civile”, kështu u shpreh ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari teksa komenton situatën pas tërmeteve dhe menaxhimin nga qeveria.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Braimllari deklaroi se shpallja e emergjencës do ta detyronte shtetin të dëmshpërblente çdokënd.

Por kjo sipas tij nuk ka për të ndodhur edhe për disa muaj, ndërsa theksoi se qeveria në Shqipëri funksionon si organizatë.

Braimllari: Sepse shpallja e emergjencës e detyron qeverinë të dëmshpërblejë çdo kënd. Kjo qeveri nuk bën transparent fondin, që ka të bëjnë me fatkeqësitë. Ne nuk jemi për të bërë disa evidentime dhe më pas reagimi të dojë me muaj të tërë. Unë ju siguroj se edhe pas disa muajsh qytetarët nuk do të kenë marrë dëmshpërblime. Mos shpallja e gjendjes së emergjencës ka të bëjë me mungesën e dëshirës dhe mundësisë së Ramës për ti dëmshpërblyer. Kjo qeveri funksionon si organizatë. Një shtet matet nga forca e reagimit.

Paketa antikrizë

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se paketa antikrizë, e propozuar nga  Kryemadhi siguron çlirimin e ekonomisë nga oligarkët.

“Është një paketë që kërkon zgjidhje të gjerë. Nuk kërkon të nxjerrë Ramën nga kriza. I jep siguri shqiptarëve që ky vend do të bëhet. Siguron çlirimin e ekonomisë nga oligarkët”- u shpreh Braimllari.

I pyetur për uljen në tryezë për diskutimin mbi reformën zgjedhore, Braimllari deklaroi se problemi i shqiptarëve nuk është nxjerrja e Ramës nga kriza, por mosprodhimi i krizave të tjera.

Braimllari: Ne mendojmë që për të zgjidhur këtë çështje nuk mjafton një tryezë, një konferencë. Kryemadhi ka folur sot për një paketë për të nxjerrë vendin nga kriza. Sot problemi nuk është të ulemi në tryezë, por si shqiptarët do gjejnë një zgjidhje dhe që Shqipëria të mos prodhojë më kriza. 

/Ora News

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All