Mbrëmjen e djeshme, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Patos të Fierit, Sipas burimeve zyrtare të policisë, nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar ndërsa autori është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë pas telefonatës së marrë në numrin 112 se në Grizë, Patos, në orët e vona të mbrëmjes janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, bazuar dhe në informacionin e marrë nga banorët, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit A.B., 51 vjeç, banues në Fier.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pranë magazinës së tij. Gjatë kontrollit në ambientet e magazinës u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë dhe 3 krehëra me fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale ‘Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’.

Flash Lajme

Më të lexuarat