Gjykata e Apelit Durrës ka dhënë vendimin për stomatologen e akuzuar për mashtrim me shuma marramendëse. Mësohet se për Olesia Dukën Apeli ka dhënë 6 vite e 8 muaj.

Ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e kishte dënuar atë me 10 vite heqje liri, por apeli vendosi sot të ulë dënimin e saj me 3 vite e 4 muaj.

Trupa gjykuese e apelit përbëhej nga gjyqtarët Izet Dusha, Anita Mici dhe Arben Vrioni.

Duka u denoncua për mashtrime ndaj biznesmenëve me shuma të mëdha.

Vlera e mashtrimit që stomatologia u ka shkaktuar 12 biznesmenëve është rreth 2 milionë euro. Vetë Duka e ka pranuar akuzën.

Sipas të dhënave nga sektori i pastrimit të parave në drejtorinë e krimit ekonomik rezulton se 38-vjeçarja ka mashtruar disa persona në Tiranë dhe Durrës, duke përfituar një vlerë 2 milionë euro.

Emrat:

Idlir Hoxha

Edlira Shtini

Gerta Lumi

Adem Selmani

Myrteza Meshi

Ilir Doci

Rezart Shtini

Viktor Hoxha

Mirana Likaj

Besnik Daci

Drita Kristo

Genci Lule

Flash Lajme

Më të lexuarat