Prokuroria kërkon 4 vite burg për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi. Ai akuzohet për korrupsion.

Ai u prangos në janar 2019 pas publikimit të një video-përgjimi në një program investigativ ku shfaqej duke i kërkuar favore seksuale nga një palë në gjykim për një vendim në favor të saj.

Hysi përfitoi uljen e një të tretës së dënimit pasi pranoi gjykimin e shkurtuar.

Si dënim plotësues prokuroria kërkoi moslejimin e ushtrimit të funksioneve publike për tre vite.

Emisioni investigativ “Stop” publikoi një video ku gjyqtari Roland Hysi merrte 500 euro  rryshfet dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje të divorcuar për ti dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja ne video i jep psikologes Elona Meçani 500 euro të tjera për gjyqtarin tjetër, Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit.

Flash Lajme

Më të lexuarat