Një javë pas tërmetit që tronditi Shqipërinë, kanë nisur të mbërrijnë paketat e para të ndihmës për banorët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Në Tiranë ndodhet shefi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum, i cili në një konferencë të përbashkët me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Lugi Soreca u shpreh se mbështetja për Shqipërinë do të vijë nga 8 vendet europiane, pjesë e këtij mekanizmi.

”Së pari, unë dëshiroj t’ju them që ne të gjithë jemi me ju që jeni prekur nga tërmeti. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Ky është roli ynë si ekip i mbrojtjes civile europiane. Është nder për mua që jam në krye të këtij ekipi, i cili përbëhet nga 8 shtete anëtare të BE, si: Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Italia, Norvegjia, Holanda, Gjermania në mënyrë që ne të gjithë bashkë të japim mbështetjen tonë për ju. Është e rëndësishme të themi që kur ka fatkeqësi natyrore ky mekanizëm i mbrojtjes civile europiane mbështet atë vend që është prekur. Ndaj jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë”.

Ai ka përgëzuar autoritetet shqiptare që kanë vepruar në një kohë mjaft të shpejtë në terren për të matur çdo dëm të shkaktuar nga tërmeti i 21 Shtatorit, ndërsa tha se ndihma europiane do të shkojë për çdo familje të dëmtuar.

Flash Lajme

Më të lexuarat