Trafikantët duket se kanë intensifikuar edhe më tej strategjinë për aplikimin e teknologjisë gjatë aksionit të tyre për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Trafikantët e drogës të nisur nga Ekuadori me destinacion final Shqipërinë,  kishin pajisur pakot e tyre të kokainës  me GPS të fjalës së fundit të teknologjisë.

“BalkanWeb” ka publikuar fotot e pakove të drogës, të cilët ishin futur në katër kontejnerë frigoriferikë të mbushur me banane.

Trafiku i lëndës narkotike ishte pikasur që në Greqi, nga policia fqinje dhe DEA amerikane, të cilët më pas kishin bërë zëvendësimin e 137 kg kokaine me oriz në Portin e Pireut dhe kishin mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e kontenierit deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainë greko-shqiptar.

Në lidhje me këtë operacion u vunë në pranga dy persona dhe një i tretë u shpall në kërkim. Behet fjalë për Ardian Begën, oficer i sigurisë në Portin e Durrësit dhe Altin Mislihakën, ndërsa ka shpallur në kërkim djalin e avokatit shqiptar, Gentian Malindi, pasi të tre këta shtetas kanë rezultuar të jenë pritësit e kokainës.

1 nga 5

Flash Lajme

Më të lexuarat