Kryeplaku i komunës Peshtan në Bashkinë Maliqit, është arrestuar në flagrancë nga policia e Maliqit pasi ka shpërdoruar detyrën.

Shtetasi me iniciale O. Ç, 55 vjeç mësohet se ka shpërdoruar detyrën pasi gjatë kontrollit të policisë në një zonë pyjore në fshatin Peshtan janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike.

Uniformat blu gjatë kontrollit të banesës gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu çifte, të cilën e posedonte pa leje.

Hetimet vazhdojnë dhe materialet i janë dërguar prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

Flash Lajme

Më të lexuarat