Ervin Salianji, ish-deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar ne rrjetin social Facebook, pas vjedhjes ditën e sotme të Ministrisë së Brendshme.

Sipas tij qytetarët presin mbrojtje dhe siguri ndërsa autoritetet e shtetit shqiptar bëhen subjekt i vjedhjes .

Gjithashtu ish-deputeti Salianji thotë se vjedhja e raportuar e Ministrisë së Brendshme është ulja përfund e autoritetit të shtetit dhe dorëzimi pa kushte i qeverisë përballë krimit!

Postimi i ish-deputetit Salianji

Vidhet ministria kundër vjedhjes!!!

Qytetarët presin mbrojtje, këta i vjedhin vetë!

Qytetarët presin rend dhe siguri, presin që autoriteti i shtetit ti sigurojë mos vidhen, dhunohen, vriten, larg qoftë të presin dhe luftën ndaj krimit të organizuar, kriminalitetit dhe korrupsionit të lartë se me këta qeveria është bashkëpunëtore… por vjedhja e raportuar e Ministrisë së Brendshme është ulja përfund e autoritetit të shtetit dhe dorëzimi pa kushte i qeverisë përballë krimit! Prandaj droga po vërshon nga katër anët dhe vrasjet me pagesë janë si blerjet në supermarket.

Flash Lajme

Më të lexuarat