Një vajzë 13-vjeçare u tha se është rrëmbyer në kryeqytet. Fillimisht u fol se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” sapo vajza ka zbritur nga furgoni i shkollës.

“Në rrugën “Ndre Mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13-vjeçare dhe ështê larguar” njofton policia e shtetit, sipas familjes së saj, e cila ka kërkuar ndihmën e policisë. Forcat e policisë u vendosën në alarm duke kontrolluar çdo makinë dhe cep të Tiranës.

Por vajzën e gjejnë shendoshë e mirë te një supërmarket i njohur në Tiranë dhe se kishte gënjyer për të dalë me shoqet e saj, sipas asaj që raportojnë mediat kryesore në transmetime live. Megjithatë prapë policia po heton për të gjetur të vertetën e këtij “rrëmbimi”.

Flash Lajme

Më të lexuarat