Një aksident i rëndë me pasojë vdekje mësohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të diele. Uniformat blu të Lezhës bëjnë me dije se makina ka përplasur një 29-vjeçar në aksin Lezhë-Shëngjin, i cili ka humbur jetën.

Burimet bëjnë me dije se F.P. 29 vjeç u përplas nga automjeti që drejtohej nga E.M teksa po kalonte rrugën.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet  për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Flash Lajme

Më të lexuarat