Maqedonia e Veriut nuk duhet të dëmtohet vetëm se disa vende të BE kanë probleme me Shqipërinë. Ky është paralajmërimi që lëshoi sot komisioneri europian për zgjerimin, Johanes Han, raporton noa.al.

Në një intervistë për gazetën Wiener Zeitung, z.Han duke u ndalur në këtë argument tha edhe se në rastin e Shqipërisë ndryshe nga vlerësimet për Maqedoninë e Veriut, ka më shumë kritika, për shkak të situatës në Shqipëri. Në rastin e Shqipërisë, gjendjen e ka rënduar negativisht, situata e brendshme politike dhe konflikti qeveri- opozitë, thotë z.Hahn. I pyetur nëse dy vendet mund dhe a duhet të ndahen nga njëra-tjetra në vendimmarrjen për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe ky proces të bëhet vetëm për njërin shtet, z.Han tha se kjo duhet të ndodhë pasi përparimi i çdo vendi është i ndryshëm. Në fund të këtij argumenti z.Han bëri dhe një tjetër pohim pesimist për negociatat.

“Merret ose jo tani vendimi për negociatat, në të dyja rastet çelja e tyre reale do të marrë vite”. /noa.al/

Flash Lajme

Më të lexuarat