Një natë terrori kanë jetuar mbrëmë një çift të moshuarish ne Korçë. Dy persona ende të pa identifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të moshuar në Korçë, duke i kanosur, dhunuar dhe më pas u kanë marrë një shumë parash prej rreth 500 mijë lekësh të vjetra.

Policia lokale bën me dije se njëri prej tyre ka qenë i armatosur, ndërsa të moshuarit nuk kanë probleme shëndetësore.

Nga deshmitë e para ata kanë qenë me maska dhe sapo kanë hyrë i kanë kanosur dhe u kanë kërkuar paratë.

Më pas nuk ka munguar edhe dhuna, si ndaj burrit dhe ndaj gruas, të cilën e kanë goditur në krah dhe në këmbë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.10.2019, rreth orës 21.45, në lagjen nr.3, dy persona ende të pa identifikuar, dyshohet se njëri kishte armë zjarri tip pistoletë kanë hyrë në banesën e shtetasve F.R dhe A.R, rreth 85 vjeç, duke ushtruar dhunë psikologjike, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Dy të moshuarve u është dhëna ndihma e parë mjekësore, pa probleme për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Flash Lajme

Më të lexuarat