Publikohet vendimi i Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në dokumentin e publikuar shkruhet se KE, do t’i rikthehet çështjes së zgjerimit përpara samitit të BE-së, në Zagreb në maj 2020.

Ndërsa, Kreu i Komisionit të Evropës, Donald Tusk, ka deklaruar në një konferencë për shtyp pas diskutimeve dy ditore në Bruksel se nuk është arritur unanimiteti për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në .

“Mbrëmë liderët diskutuan zgjerimit. Shumica dërrmuese donte që të hapeshin bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë., Por nuk pati unanimitet. Prandaj unioni do t’i rikthehet çështjes. Maqedonia e Veirut dhe Shqipëria nuk kanë faj për këtë. Të dy vendet bënë atë që iu kërkua të bënin. Të dy shtetet kishin të drejtën të nisnin bisedimet. Ata ishin gati, por fatkeqësisht disa shtete brena unionit nuk ishin gati. Për mendimin tim ishte gabim. Mesazhi im për shqiptarët dhe maqedonasit është: Ju lutem mos u dorëzoni. Nuk kam asnjë dyshim që një ditë do të bëheni pjesëtarë të BE ” ka shprehur Tusk .

Dokumenti i Zgjerimit by Anonymous 5TU2w97D on Scribd

Flash Lajme

Më të lexuarat