Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari i ka bërë thirrje diplomacisë shqiptare që të punojë për të rikthyer në atdhe fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet e Sirisë. Duke marrë shkas nga rasti i Alvin Berisha, 11-vjeçari që mbahet në kampet e ISIS në Siri, imam Muhamed Sytari, tha se ajo që ka ndodhur në Siri është një zullum i madh, të mashtruar nga propaganda false.

“Familjet e shqiptarëve të gënjyer apo të mashtruar nga propaganda false të atyre ditëve të kthehen një orë e më parë në vendin e tyre sepse nuk kanë faj fëmijët e tyre për gabimet e prindërve dhe normalisht diplomacia me të gjitha format duhet të interesohet dhe të luaj një rol vendimtar qofte edhe për kthimin e një fëmijë dhe çdo fëmijë por edhe çdo shqiptar është i shenjtë për tokën tonë dhe ne si komunitet fetar i qëndrojmë thirrjeve tonë dhe nuk tërhiqemi as nuk e ndryshojmë thirrjen tone për asnjë arsye sepse është një thirrje e drejtë dhe ajo që ka ndodhur në Siri gjatë këtyre viteve është një zullum i madh të cilin nuk e kemi dëshiruar dhe nuk e pranojmë dhe nuk e pranon asnjë mendje e shëndoshe”.

Flash Lajme

Më të lexuarat