E mbushur me batuta dhe mesazhe politike, ka qënë bashkëbisdimi i kryetarit të PDK, Nard Ndoka, në një emision në RTV Ora. Ndokës iu bënë disa pyetje pikante dhe ja si u përgjigj politikani.

Gazetarja: Nëse një ditë do të uleshit në karrigen e Kryeministrit, do të merrnit mesazhe nga Rama, Berisha apo Nano?

Ndoka: Karrigen e Ramës do ta laja si fillim, do t’i bëja një lavazh përpara se të ulesha, ndërsa….

Gazetarja: Në çfarë sensi? Më fal, ëë, se jam bionde dhe s’i kap gjithmonë…

Ndoka: Në sensin e mëkateve, mëkateve të qeverisjes, jo kështu…

Gazetarja: Jo, se helbete, na shkon mendja…

Ndoka: Jo, se edhe në pjesën e higjenës e do një dorë, po …nuk është si model e kam fjalën. Ndërsa Berisha është një personazh që merret diçka prej tij, ka gjëra pozitive. Kush ishte tjetër?

Gazetarja: Fatos Nano….

Ndoka: Nano ka qënë një shtetar i mirë, pavarësisht se ka qënë i papërgjegjshëm. S’kam lidhje edhe me pijen e tij, se ishte pijedashës. Nuk e marr atë pjesën e vesit, kështu që unë paraplej më shumë Berishës si model.

Flash Lajme

Më të lexuarat