Një shqiptar ka rënë në “rrjetën” e gazetarëve britanikë gjatë një investigimi vetëm pak ditë pas tragjedisë së 39 emigrantëve që u gjetën pajetë në një kamion frigoriferik. “Daily Mail” ka publikuar investigimin me gazetaren e infiltruar duke zbuluar edhe emrin e shqiptarit që i ofroi dy rrugë për të shkuar në Angli; E para, përmes dokumentacioneve false dhe nisjes nga Tirana me avion kundrejt 17 mijë paundëve dhe e dyta duke u fshehur në një kamion që niset nga Belgjika kundrejt 14 mijë paundëve, ndërsa udhëtimi zgjat 12 deri në 16 orë.

Shqiptari që është pjesë e grupit të trafikut të klandestinëve për në ishull është K. A. Ai jeton në Angli, madje pa u shqetësuar aspak publikonte në rrjetet sociale në faqen “Shqiptarët në Londër ” aktivitetin e tij me ofertat për të hyrë në ishull dhe numrin e telefonit ku ta kontaktonin personat e interesuar për të rekrutuar sa më shumë.

“DailyMail” shkruan se herën e fundit që gazetarja e infiltruar ka komunikuar me Ahmatin në telefon ka qenë ditën e premte, vetëm dy ditë nga tragjedia së 39 klandestinëve, ndërsa frikës dhe shqetësimit të gazetares së infiltruar i është përgjigjur “Ka qenë e shkruar!”.

Ahmati vijoi më tej duke i thënë se nuk ka asnjë rrezik dhe se edhe ai vetë kishte hyrë në Britaninë e Madhe duke u fshehur në një kamion. “E kam bërë vetë këtë rrugë, ndaj po mundohem të gjej ty rrugën më të thjeshtë” tha Ahmati. Kur ajo vazhdoi të shprehte frikën e saj, duke thënë ‘Do të vdesim’, Ahmati thjesht qeshi, thotë “DailyMail”.

Ahmati ka konfirmuar se ndodhej në Londër, sipas shkrimit prej të paktën një viti, ndërsa besohet se është nga qyteti i Hasit. Ndërkohë, llogaria me pseudonimin “Kaçe Kaçe”, e përdorur prej Kastriot Ahmatit aktualisht rezulton e mbyllur në Facebook. Agjencitë ligjzbatuese britanike kanë ngritur shpesh shqetësimin mbi rritjen e aktiviteteve të paligjshme nga shqiptarët.

Flash Lajme

Më të lexuarat