Studiuesi i njohur amerikan i Ballkanit, Daniel Serwer, deklaroi sot se Shqipëria dhe Kosova s’duhet të kërkojnë ndryshim kufijsh pasi kjo do kishte pasoja katastrofike për Ballkanin.

Duke folur në konferencën me temë “Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor” Serwer ngriti shqetësimin e domosdoshmërisë së sundimit të ligjit në Shqipëri dhe ndryshimit të sjelljes politike.

“Dita do vije kur s’do toleroni politikanë që kanë burime financiare që s’i justifikojnë si shumica e gjyqtarëve që e kanë humbur detyrën për këto arsye”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Serwer

Rrethanat politike ishin që e ndaluan. Francës e Holandës duhet t’i vijë turp si vepruan me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Çështja është se si t’i përgjigjemi kësaj vonese kaq të madhe për të njohur atë arritje që Shkupi e Tirana janë krenarë.

Jeni të zhgënjyer e acaruar ju mirëkuptoj por kjo s’do ju çojë përpara, përgjigje do jetë angazhimi ndaj reformave, ju jeni ende kandidat mund të përparoni edhe pa të ashtuquajturën negociata. S’duhet të vonojnë zbatimin e kuadrit ligjor evropian. Shumica e të mirave vijnë nga reformat që do merrni. Kjo vonesë do vonojë hyrjen eventuale që nuk do ndodhë gjithsesi edhe për shumë vite. Mal i Zi nuk reshti së kërkuari, vazhduan duke e ditur mirë që Franca e Holanda s’do i mbështesnin më shumë se sa mbështetën Shqipërinë e Maqedoninë.

Ka dy çështje kryesore, sundimi i ligjit dhe sjellja politike.

Jeni të lodhur prej atyre që predikojnë për sundimin e ligjit, po ju nevojitet jo për ne por për veten, institucionet tuaja janë më të mira por ju mungon kultura e ligjshmërisë, nuk është e lehtë dhe e pranoj se ka dhe vende në Amerikë që mungon por sundimi i ligjit duhet të triumfojë. E di që është e vështirë për t’u pranuar, por dita do vijë si këtu dhe në Çikago, ku unë kam jetuar që t’i ofrosh punë një kushëriri të kualifikuar është abuzim me detyrën.

Dita do vije kur s’do toleroni politikanë që kanë burime financiare që s’i justifikojnë si shumica e gjyqtarëve që e kanë humbur detyrën për këto arsye. Këto janë vitale për individë të kualifikuar që s’varen nga lidhjet por kualifikimi. Të jesh në opozitë është frustruese e kuptoj dhe e besoj, por ka rëndësi që qeverisja dhe sistemi, disa mund t’i gjykojnë se po tregohem i anshëm por se kam këtë qëllim, po përpiqem t’ju bind se pjesëmarrja është detyrim edhe nëse mendoni se është një mashtrim sistemi.

Çështja është: A do jetojnë shqiptarët në 6 vende të ndryshme ballkanike apo do sfidojnë marrëveshjen territoriale? Asgjë s’do ndikonte më shumë ambiciet. Shqipëria e Kosova s’duhet të kërkojnë ndryshim kufijsh. Uashingtoni e Berlini nuk do e pranonin kurrë, do kishte pasoja katastrofike e destabilizuese. E duhura është që Shqipëria e Kosova të kujdesen për ato sëmundjet e brendshme të ruajnë marrëdhënie të mira e të ushqejnë marrëdhënie të mira me shqiptarët që jetojnë në vende të tjera. Asgjë që mund të bëjë Franca e Holanda s’mund t’ju pengojë të bëni atë lloj Shqipërie e shpresoj të bëni zgjedhjen e duhur e të mençur.

Flash Lajme

Më të lexuarat