Në 150 shkolla të vendit, po zbatohet prej dy vjetësh projekti ”Shkolla të sigurta”. Oficerët e Sigurisë para se të dislokohen në institucionet arsimore, trajnohen në disa module multidisplinare si menaxhim situate, ndihma e shpejtë, psikologjia e të miturve e të tjera.

”Në fillim donim kohë të ambientoheshim dhe na dukej sikur ishte vetëm për të na survejuar. Eshtë ndihmë e madhe për ne. Më përpara në shkollë pihej duhan dhe lëndë narkotike brenda e jashtë shkollës, tani nuk ndodh më. Pirja e duhanit në shkollë nuk diskutohet fare. Zgjidh konfliktet, shërben edhe si psikologe. Merret me gjëra që kanë lidhje që nga uniforma deri te celularët në orën e mësimit. Fjala e saj, merret e mirëqenë nga ana jonë”, shprehen nxënësit.

Oficerja e sigurisë nuk e zëvendëson rolin e mësuesit dhe psikologut por ndihmon në parandalimin e dukurive si dhuna, bullizmi, përdorimi i drogës, menaxhimin e krizave dhe ngacmimeve. ”Në fillim më shihnin si roje burgu, ose gardiane por tani jam e lumtur që e kanë kuptuar rolin tim dhe kam gjithë bashkëpunimin e synuar”, deklaron oficerja e sigurisë, Xhesika Grëmi.

Flash Lajme

Më të lexuarat