Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një njoftimi në rrjetin social “facebook” shkruan se Shqipëria sot u bë pjesë e Koalicionit të Sigurisë Ndërkombëtare Detare.

Sipas Ambasadës së SHBA, “Shqipëria është vendi i 7 që i bashkohet kësaj përpjekje për të siguruar lirinë e lundrimit & rrjedhën e lirë të tregtisë përmes rrugëve detare kryesore në Lindjen e Mesme”.

Shtetet e Bashkuara janë promotorët e kësaj iniciative ushtarake që synon ruajtjen e tregtisë, veçanërisht të naftës, përmes disa zonave me sensibilitet të lartë si Ngushtica e Hormuzit.

Flash Lajme

Më të lexuarat