Një aksident raportohet se ka ndodhur para pak minutash në aksin Shkodër-Velipojë, ku një mjet ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se këmbësori është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar drejt spitalit të Shkodrës.

Ende nuk është bërë me dije identiteti i këmbësorit të aksidentuar.

Policia e Shkodrës ka shkuar në vendngjarje ku ka bërë të mundur edhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit, ndërkohë po punohet edhe për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Flash Lajme

Më të lexuarat