Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se drejtuesi i një automjeti humbi kontrollin e makinës duke kaluar mbi bordurën ndarëse në aksin Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Rinasit.

Si pasojë e aksidentit një grua është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë që makina ka pësuar dëme materiale dhe është rrëzuar një shtyllë.

Mësohet se nga përplasja janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dy pasagjeret në këtë automjet shtetasja I. H, dhe M.H, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Një seri aksidentesh janë shënuar këtë të diel në disa akse të vendit. Duket se një faktor në aksidente është edhe prania e lagështirës në rrugë.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All