Një pikë karburanti ka shpërthyer në Portëz, në aksin rrugor Fier-Patos.

Sipas pronarëve shkak për shpërthimin ishte nxehja e elektromotorit, ndërkohë që nuk raportohet për viktima ose të plagosur.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ka disa banesa të dëmtuara.

Banorët e zonës u shprehën se janë trembur shumë, pasi shpërthimi ishte i fuqishëm.

Ndërkohë në vend ngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse.

Flash Lajme

Më të lexuarat